No Image Available

“Bleona Mata është gjallë”/ Gjyshi i vogëlushes prej 16 vitesh e zhdukur hap zemrën

Prej 16 vitesh, fati i Bleona Matës vijon të mbetet i pazbardhur. Vajza ishte vetëm 6 vjeçe kur humbi gjurmët më 22 maj 2010, në Zapod të Kukësit, ndërsa ndodhej në zonën e kullotave së bashku me vajza të tjera të familjes. Pavarësisht kërkimeve dhe hetimeve ndër vite, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se çfarë ndodhi me të. Rasti i Bleonës është rikthyer disa herë në vëmendjen publike, ndërsa dëshmi të ndryshme kanë ngritur pista të reja hetimi. Një prej tyre lidhet me një familje në Vlorë, por kjo pistë është kundërshtuar nga familjarët e përmendur dhe deri më tani nuk është bërë publike ndonjë provë përfundimtare që të vërtetojë fatin e vajzës. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis...