Bleona Mata e birësuar nga një çift grek? Avokati Beqiri e mohon kategorikisht: Fantazi të sëmura!

Bleona Mata e birësuar nga një çift grek? Avokati Beqiri e mohon kategorikisht: Fantazi të sëmura!

“Është studente ekselente, është birësuar nga një çift grek”Pikërisht kjo deklaratë e avokatit Alban Duraj në media ka tronditur opinionin publik, por gjithashtu dhe nënën e vajzës së zhdukur, e cila prej 16 vitesh kërkon të bashkohet me të bijën. Avokati i çështjes, Idajet Beqiri, ishte i ftuar këtë të martë (22 shtator), në emisionin “Rudina”, Tv Klan, duke mohuar kategorikisht vërtetësinë e deklaratës së bërë nga kolegu Duraj. Një gënjeshtër “kryekëput” dhe “fantazi të sëmura” i cilësoi Beqiri këto deklarata, teksa theksoi se janë në dëm të situatës aktuale. “Kjo deklaratë e djeshme në fakt është një tymnajë në qiell të pastër i themi ne. Është një… s’mund t’i them koleg, e s’më vjen mirë mos t’i them koleg. Nuk punon me mua, s’ka...