Bleona Mata 16 vite e zhdukur mistershëm, SPAK: Nuk kemi dosje të…

Bleona Mata 16 vite e zhdukur mistershëm, SPAK: Nuk kemi dosje të…

Prej disa ditësh është rikthyer në vëmendje çështja e Bleona Matës, e cila prej 16 vitesh rezulton e zhdukur. Sot në emisionin “Ftesë në 5” në TCH, u përballën nëna e Bleonës dhe avokati Alban Duraj, i cili ka deklaruar se ka komunikuar me zonjën Bukurie dhe e dinë se ku ndodhet vajza. Ndërkohë zonja Bukurie kundërshtoi se e njihte avokatin Duraj dhe i kërkoi që të bënte një punë të pastër e të thoshte të vërtetën. Por jo vetëm kaq, pasi në studio ishte i ftuar edhe avokati i familjes, Idajet Beqiri, i cili tha se çështja në fjalë është në SPAK, por është çështje e pezulluar. Këtu ndërhyn moderatorja Bieta Sulo, e cila thotë se i kanë dërguar një email zëdhënëses së SPAK...