BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

Cilat janë grupet kriminale dhe cilët janë anëtarët e tyre? Kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave rreth pasurive të organizatave dhe aktivitetit të tyre, do t’i japë përgjigje Byroja Kombëtare e Hetimit, që bazuar në informacionet e kërkuara nga të gjitha agjencitë, përfshi edhe shërbimin sekret vendas, po bën hartën e krimit të organizuar në Shqipëri. Të dhënat që do të përfshihen në një databazë të posaçme dhe të pavarur nga çdo institucion tjetër, por mblidhen nga Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal, i hapur së fundmi në BKH. Në këtë strukturë të re janë angazhuar dhjetë hetues të FBI Shqiptare, që përpunojnë informacionin kriminal duke ndërvepruar jo vetëm me prokurorët e SPAK, por edhe me agjencitë e huaja. Kjo strukturë përpunon edhe...