Biznesmeni i dënuar në SHBA për raketat e Koresë së Veriut zotëron kompani armësh në Republikën Sërpska

Biznesmeni i dënuar në SHBA për raketat e Koresë së Veriut zotëron kompani armësh në Republikën Sërpska

Nga Predrag Zvijerac - REL Shtetasi i Bosnje e Hercegovinës, Sasha Micev, i dënuar në Shtetet e Bashkuara për tentim ndërmjetësimi në blerjen e raketave nga Koreja e Veriut, për vite me radhë ndërtoi një rrjet kompanish në Bosnje, ka zbuluar një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL). Micev u dënua me pesë vjet burgim, ndërsa prokurorët amerikanë e përshkruan atë si tregtar ndërkombëtar të armëve. Gjatë dekadës së fundit, ai regjistroi të paktën tri kompani në Bosnje e Hercegovinë, dy prej të cilave në Banjallukë. Njëra prej tyre mori pëlqimin e Qeverisë së entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, për prodhimin dhe riparimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake. Megjithatë, nuk dihet nëse ajo siguroi edhe lejet e nevojshme nga...