Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni
Protestat studentore në Tiranë, prej 3 ditësh janë shoqëruar me dëme të konsiderueshme në disa biznese, duke lënë pas pasoja për tregtarët dhe pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonat ku u zhvilluan tensionet. Në terren vërehen biznese që kanë mbyllur qepenat, ndërsa në dyert e tyre janë vendosur letra me mesazhe drejtuar protestuesve. “Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, shkruhet në njoftimet e vendosura nga disa prej tyre. Përmes këtij mesazhi, bizneset shprehin mbështetjen e tyre për qytetarët dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por njëkohësisht kërkojnë që aktiviteti ekonomik të mos bëhet pjesë e dëmeve që mund të shkaktohen gjatë tubimeve. Dëmet e shkaktuara kanë ndikuar në funksionimin e disa prej subjekteve tregtare, ndërsa mbyllja e qepenave...
Burimi:
kohajone.com