Birn: Erjon Veliaj e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore

Birn: Erjon Veliaj e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore

Urdhri për heqjen e kompetencave të nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri ngre shqetësime për funksionimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa opozita dhe ekspertët e shohin lëvizjen si presion ndaj drejtësisë për çështjen e tij gjyqësore në kurriz të qytetarëve. Me anë të një shkrese të firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe të shpërndarë në media të shtunën kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj shfuqizoi urdhërin për delegimin e kompetencave të kryetarit tek nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani. Ristani e kryente detyrën e kryetares së komanduar pasi Veliaj u arrestua në 10 shkurt 2025 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i akuzuar së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa për ndërtimin e një skeme komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në...