Bilanci: Zjarrvëniet “alarmojnë” vendin, policia ndalon 12 persona në tre ditë

Bilanci: Zjarrvëniet “alarmojnë” vendin, policia ndalon 12 persona në tre ditë

Policia e Shtetit ka intensifikuar veprimet hetimore dhe operacionale në të gjithë vendin për të parandaluar zjarrvëniet dhe për të identifikuar, kapur dhe ndëshkuar autorët, qofshin ata me qëllim të qëllimshëm apo si pasojë e pakujdesisë. Vetëm gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht 12 persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në qarqe të ndryshme të vendit. Rastet konkrete përfshijnë: Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa. Durrës/Shijak: Arrestohet personi që shkaktoi zjarr në fshatin Shetel (Gjepalaj), duke rrezikuar banesat përreth. Fier: Arrestohet një shtetas në Frakull të Vogël; procedohet një tjetër...