Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të personave që morën trajtim mjekësor pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas të dhënave nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 50 persona të lënduar. Mes tyre janë 21 protestues, 17 efektivë policie, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë. Nga efektivët e policisë, një person vijon të jetë i shtruar në spital. Ndër protestuesit, dy persona po marrin ende trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është paraqitur me kontuzion të bulbit okular dhe po ndiqet nga mjekët specialistë. Gjithashtu, një gazetar dhe një kalimtar vijojnë të jenë të shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të lënduarit e tjerë janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut. Ndërkohë,...
Burimi:
gijotina.com