Bilanci i gushtit nga Policia Rrugore në Lezhë: Mbi 5 mijë masa dhe 2806 drejtues të gjobitur për shpejtësi
Policia Rrugore e Lezhës ka bërë bilancin e kontrolleve të zhvilluara gjatë muajit gusht, ku në fokus ka qenë parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i sigurisë në rrugë. Gjatë kontrolleve në akset rrugore të qarkut, janë ndëshkuar 2806 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Për 529 prej tyre, shkelja është shoqëruar edhe me masa plotësuese, përfshirë pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga patenta. Një numër i lartë shkeljesh është konstatuar edhe në lidhje me parakalimet e gabuara. Sipas Policisë Rrugore, 2059 drejtues janë ndëshkuar për këtë shkelje, ndërsa 214 drejtues automjetesh dhe motomjetesh janë kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Bilanci i gushtit përfshin edhe procedime penale. Në Prokurori janë referuar 12 drejtues mjetesh, prej të cilëve...
Burimi:
kohajone.com