“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë

“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë

Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do të punojnë në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë funksion të ri parashikohet edhe një rritje e pagave, të cilat mund të arrijnë deri në 1800 euro. Nga 1 janari, kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re. Radarët inteligjentë dhe pajisjet e avancuara të mbikëqyrjes do të aktivizohen në akset kryesore të vendit, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve nga drejtuesit e automjeteve. Pas instalimit të pajisjeve në disa prej rrugëve me fluksin më të lartë të qarkullimit, tashmë po punohet për përgatitjen e strukturave që do të mundësojnë funksionimin e...