Bie në prangat e policisë 43-vjeçarja, e shpallur në kërkim për vjedhje

Bie në prangat e policisë 43-vjeçarja, e shpallur në kërkim për vjedhje

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavijë kapën në hyrje të RSh-së, shtetasen e shpallur në kërkim, R. O., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila është dënuar nga Gjykata e Vlorës, me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Vlorës.
Burimi: Sot.com.al