Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 82-vjetorin e themelimit
28 November, 2026 - 17:53 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka shënuar 82-vjetorin e themelimit, me ç’rast janë prezantuar të arriturat e institucionit gjatë vitit 2026 dhe projektet në fushën e ruajtjes e digjitalizimit të trashëgimisë së shkruar. Drejtoresha e Përgjithshme, Blerina Rogova-Gaxha, veçoi zgjerimin e veprimtarisë kulturore, bashkëpunimin ndërkombëtar, anëtarësimin e Kosovës për herë të parë si anëtare vëzhguese në rrjetin letrar Traduki, si dhe funksionalizimin e rrjetit të bibliotekave përmes platformës KOHA. Ajo përmendi edhe botimin e veprës “Bibliografia e librit shqip 1912–1944” dhe avancimin e proceseve të digjitalizimit. Gjatë ceremonisë u bë e ditur se Biblioteka ka digjitalizuar rreth katër milionë faqe nga gazetat, librat, revistat dhe materialet e tjera që ruhen në arkivin e saj. Të pranishmit patën mundësi të...
Burimi:
kultplus.com