Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Betohen 26 prokurorë të rinj, Prokurori Çela: Mbingarkesa nga dosjet, një ndër sfidat kryesore
Në një ceremoni të organizuar këtë të mërkurë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u betuan 26 prokurorë të rinj. Kryeprokurori Olsian Çela theksoi se sistemi i drejtësisë po përballet aktualisht me një numër shumë të madh dosjesh që presin për t’u hetuar dhe gjykuar. Ai u bëri thirrje prokurorëve të rinj për përkushtim, duke nënvizuar se kontributi i tyre do të jetë thelbësor për kapërcimin me sukses të kësaj situate. “Do të përballeni me shumë vështërsi, sepse sistemi i drejtësisë po kalon një fazë shumë të vështirë dhe komplekse me mbingarkesën. Kontributi juaj do të jetë thelbësor për të...