Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Beteja për t’u ngjitur në Superiore, luhen nesër “play off”-et e Kategorisë së Parë
👁9919
23 Prill 2025 12:24 Alfred Lleshi Ndeshjet e fazës “play-off” të Kategorisë së Parë do të luhen më 24 prill. Burreli do të përballet me Pogradecin në stadiumin “Liri Ballabani”, ndërsa Besa sfidon Apoloninë në stadiumin “Niko Dovana”. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 15:00. Fituesit e këtyre dy çifteve do të kualifikohen për një finale të dytë, që do të zhvillohet më 30 prill. Ekipi që triumfon në këtë finale do të përballet më pas me skuadrën e renditur në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”, në një tjetër përballje vendimtare për një vend në kampionatin elitë...