“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit politikë
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mesditën e sotme në një takim drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në fokus të takimit pritet të jenë sërish dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, ndërsa mbledhja vjen pak pas nisjes së turit të socialistëve në të gjithë Shqipërinë. Deputetë, drejtues politikë, ministra dhe eksponentë të PS-së kanë zhvilluar takime me qytetarët në qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim evidentimin e problematikave dhe shqetësimeve të tyre. Sipas skemës së përcaktuar nga Rama, këto takime me qytetarët do të zhvillohen çdo të premte. Problematikat e evidentuara gjatë takimeve do t’u përcillen më pas institucioneve përkatëse për trajtim dhe zgjidhje.
Burimi:
vizionplus.tv