Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë, duke e cilësuar atë si një arritje historike për përfaqësimin e tyre politik. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai u ka përcjellë urimet e tij shqiptarëve të Luginës, duke vlerësuar bashkimin në një koalicion të vetëm, i cili u ka mundësuar fitimin e dy mandateve parlamentare, ndërsa një mandat i tretë mbetet i mundshëm. Mesazhi i Berishës Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Miq, Një urim të përzemërt, në emër të Partisë Demokratike, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Republikën e Serbisë. Pas bashkimit në një koalicion të...
Burimi:
gijotina.com