Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme politike për daljen nga kriza. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Berisha shprehu mirënjohjen për kongresmenët amerikanë Keith Self dhe Robert Aderholt, për deklaratat e tyre në mbështetje të protestës studentore dhe luftës kundër korrupsionit në nivelet më të larta. Berisha akuzoi Ramën se, përmes qeverisjes 13-vjeçare, ka ushtruar dhunë politike dhe ekonomike ndaj qytetarëve, duke bllokuar rotacionin politik, cenuar zgjedhjet e lira dhe rënduar kushtet ekonomike të shqiptarëve. Ai e cilësoi revoltën e studentëve dhe të rinjve si pasojë të kësaj situate, duke hedhur poshtë akuzat e kryeministrit për dhunë nga ana e...