Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se do të largohet nga drejtimi i partisë në momentin që do të konstatojë se mosha i krijon pamundësi për të vijuar, duke nënvizuar se deri atëherë synon të vërë në shërbim të betejës politike përvojën e tij shumëvjeçare. “Që në momentin e parë që Sali Berisha konstaton se ka një problem pamundësie minimale (shëndetsore) për shkak të viteve, nuk ka asnjë mëdyshje në vendimin e tij për të thënë ‘mirupafshim’”, deklaroi ai. Pra lideri demokrat në raport me mundësinë fizike personale, do të vendosë se kur do ta lërë përfundimisht politikën. I ftuar në ”Tv Klan”, i pyetur për rolin e opozitës në këtë situatë dhe nëse ajo mban ndonjë përgjegjësi, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama nuk...
Burimi:
kohajone.com