Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 11 Majit janë, sipas tij “farsa më e shëmtuar në historinë e vendit me arkitekt, autor kryesor Edi Ramën”. Sipas Berishës, në laptop-in e zv.kryeministres Belinda Balluku “përmbante të gjitha dokumentet se si patronazhistët e saj, nëpunës administrate, miklonin me oferta për punë me qindra mijëra qytetarë, banues në rrethin e Fierit”. Për kryedemokratin tentakulat mafioze të patronazhistëve kanë shtrirë veprimtarinë në diasporë. ‘Tani, tentakulat mafioza të patronazhistëve të partisë së krimit nuk kënaqen vetëm me veprimtarinë brenda, por janë shtrirë po kaq në diasporë’, u...