Berisha takon diasporën e SHBA: Bashkë do të vazhdojmë betejën për rikthimin e shtetit ligjor në Shqipëri

Berisha takon diasporën e SHBA: Bashkë do të vazhdojmë betejën për rikthimin e shtetit ligjor në Shqipëri

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha në nisje të vizitës së tij në SHBA ka zhvilluar një takim me diasporën shqiptare. Në një mesazh që kreu demokrat ka publikuar në faqen e tij në facebook, shkruan se, “në takimin me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, ngrita shqetësimet kryesore që përballon vendi ynë: shpopullimin, drogën dhe krimin e organizuar, deformimin e ekonomisë dhe kapjen e institucioneve”. Postimi i plotë: Në SHBA, me diasporën shqiptare: për një Shqipëri që duhet ta rikthejmë te ligji, liria dhe demokracia. Në takimin me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, ngrita shqetësimet kryesore që përballon vendi ynë: shpopullimin, drogën dhe krimin e organizuar, deformimin e ekonomisë dhe kapjen e institucioneve. Mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria gjatë 10...