Berisha shpërthen në Kuvend: Hyseni u rekrutua nga bandat dhe kartelet

Berisha shpërthen në Kuvend: Hyseni u rekrutua nga bandat dhe kartelet

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha ngriti sërish çështjen e arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Kreu i PD-së akuzoi mazhorancën se po shmang debatin për këtë çështje, ndërsa tha se Hyseni është rekrutuar nga “bandat dhe kartelet”. Berisha akuzoi gjithashtu deputetët socialistë se po bëhen “avokatë” të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të SHISH. “Ky Kuvend është shndërruar në një shërbëtor të shpifur të narkoshtetit. Është shndërruar në një dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë. Ky Kuvend është shndërruar në një institucion turpi, që po i shërben në verbëri absolute narkoregjimit, narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ju, në vend se të spostoni çdo gjë nga axhenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale, përfundimtare të shtetit...