Berisha sfidon SPAK? Paralajmëron tjetër udhëtim në SHBA: Mund të shkoj para dhjetorit
Berisha ka konfirmuar se po shqyrton mundësinë e një tjetër udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara, këtë herë për Forumin e IDU-së në Uashington. Në prononcimin për mediat pas paraqitjes në SPAK, kreu i PD-së tha se vendimi nuk është përfundimtar, ndërsa la të hapur mundësinë që udhëtimi të zhvillohet edhe para muajit dhjetor. Forumi i IDU-së në Uashington është planifikuar të mbahet më 2–4 dhjetor 2026. I pyetur nëse do të udhëtojë në SHBA për këtë aktivitet, Berisha u përgjigj: “Për forumin, do ta marr vendimin më vonë, në parim po, por nuk është vendimi përfundimtar”. Ai shtoi se mund të udhëtojë në Uashington edhe përpara dhjetorit. Deklarata u bë pas paraqitjes së tij në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”,...
Burimi:
ntv.al