Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në
Në një seancë pyetje-përgjigjesh me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe qëndrimet e tij ndaj Kosovës dhe UÇK-së. Berisha ka akuzuar Ramën se nuk përmendi Kosovën dhe UÇK-në gjatë fjalimit në OKB. Ai ka folur gjithashtu për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës, duke kundërshtuar deklaratat se Lëvizja Vetëvendosje është kundër Shqipërisë dhe duke paraqitur qëndrimet e tij mbi rolin e qeverisë shqiptare në raport me Kosovën. “Fjala e Padrinos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ishte fjala më e turpshme që është mbajtur ndonjëherë pas fjalimeve të ministrave të jashtëm të Shqipërisë apo atyre të Koresë së Veriut. Nuk kemi pasur kurrë një përfaqësim kaq të turpshëm, ku kreu i...
Burimi:
gijotina.com