Berisha plas bombën: Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin poshtë shtëpisë time!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për caktimin e masës “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve të SPAK që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Berisha ka përsëritur akuzat e tij të mëparshme ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në fund të gushtit, duke pretenduar se ai kishte ndikim mbi Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas Berishës, Hyseni dhe Agasi kishin kontakte të shpeshta dhe takoheshin në një lokal pranë banesës së tij. “SHISH e kontrollonte Ergys Agasi”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se drejtuesja e SHISH dhe biznesmeni konsumonin së bashku dreka dhe darka disa herë në javë. Kreu i PD-së e paraqiti këtë marrëdhënie si tregues të ndikimit që, sipas...
Burimi:
ntv.al