Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, si një nga figurat më të mëdha të njerëzimit dhe “bijën më të shquar të kombit shqiptar”. Në një status në rrjetet sociale, Berisha rikujton se më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës. Berisha vlerëson kontributin e saj në shërbim të të varfërve, të sëmurëve dhe të braktisurve, duke theksuar se ajo “lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj”. “Shenjtërimi i Nënë Terezës ishte një nderim i jashtëzakonshëm” për shqiptarët, shkruan Berisha, duke e cilësuar figurën e saj si dëshmi të vlerave, dashurisë dhe humanizmit që shqiptarët...