Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet diktatoriale të Ramës
Sali Berisha ka përshëndetur protestën e zhvilluar nga studentët dhe opozita para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një kundërpërgjigje të fortë ndaj vendimeve të qeverisë. Kreu i PD falënderoi mijëra studentë dhe qytetarë që morën pjesë në tubim, duke deklaruar se me qëndrimin e tyre rrëzuan, sipas tij, përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të ndalur revoltën studentore. “Me guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e tyre groposën në koshat e plehrave të Tiranës dekretet diktatoriale të padrinos”, u shpreh Berisha. Ai tha se kishte pritur një reagim të tillë nga studentët dhe qytetarët, të cilët, sipas tij, i dhanë qeverisë përgjigjen e duhur përmes shpërfilljes së akteve të miratuara. “Kisha bindjen më të madhe se do t’u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen...
Burimi:
kohajone.com