Berisha pas vizitës në SHBA: Kërkova mbështetjen e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit dhe drogës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat pas rikthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane. Berisha e paralelizoi këtë udhëtim me vizitën e tij historike të 35 viteve më parë, duke theksuar se misioni i tij qendror mbetet përmbysja e regjimit autoritar që ka kapur Shqipërinë. Më tej, kreu i opozitës zbardhi ngjashmëritë thelbësore midis këtij udhëtimi dhe atij të vitit 1991, duke u shprehur: “Në mënyrë të çuditshme ky udhëtim sado që është 35 vite larg, dhe po të doni thoni vite dritë larg udhëtimit tim të parë, i kishte tre ngjashmëri me të. Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim, unë shkoja...
Burimi:
gijotina.com