Berisha: Nuk e kam problem moshën, jam më i aftë në drejtimin e PD-së se në fillimet e mia politike

Berisha: Nuk e kam problem moshën, jam më i aftë në drejtimin e PD-së se në fillimet e mia politike

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se vijon ta konsiderojë veten të aftë për të udhëhequr opozitën dhe për të sjellë ndryshimin në vend, pavarësisht se prej 36 vitesh është pjesë e skenës politike shqiptare. I ftuar në ”TvKlan”, kreu i PD-së nënvizoi edhe se nuk e sheh moshën si një pengesë për të vijuar angazhimin e tij politik, duke nënvizuar se do të tërhiqet në momentin që do të konstatojë se vitet po e kufizojnë në ushtrimin e detyrës. “Që në momentin e parë që Sali Berisha konstaton se ka një problem pamundësie minimale për shkak të viteve, nuk ka asnjë mëdyshje në vendimin e tij për të thënë ‘mirupafshim’”, deklaroi kreu i PD-së. Ai theksoi se aktualisht është më i përgatitur në drejtimin...