Berisha: Nesër ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat e atyre që tradhtojnë zgjedhësit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se opozita do të ngrejë ‘shtyllat e turpit’ për deputetët që, sipas tij, po tradhtojnë zgjedhësit duke votuar reformën territoriale. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha u bëri thirrje deputetëve të Fushë-Arrëzit, Pukës dhe zonave të tjera që të mos dorëzohen përballë Edi Ramës dhe të votojnë në përputhje me interesat e qytetarëve. Ai akuzoi mazhorancën se po ushtron presion ndaj deputetëve për të siguruar votat për reformën, ndërsa adresoi akuza edhe ndaj qeverisë lidhur me trajtimin e kryetarit të Bashkisë së Memaliajt. Kreu i PD-së tha se nëse opozita vjen në pushtet, do të mbajë përgjegjës politikisht deputetët që, sipas tij, kanë votuar kundër interesit të zgjedhësve. Fjala e kreut të PD, Sali...
Burimi:
syri.net