Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Berisha në Sarandë: Në qeveri po hanë të gjithë dardha
👁5254
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Sarandë. Berisha tha se të gjithë në qeveri po hanë gjithë ditën dardha me kryeministrin Edi Rama duke nënkuptuar se po vjedhin qytetarin. Ai shtoi ndër të tjera në fjalën e tij se në qoftë se mjeku ka vënë dorën mbi fondet e ilaçeve të të sëmurit, ai duhet të marrë ndëshkimet më të rënda si kriminel për krimet e rënda kundër njerëzimit. Pjesë nga fjala e Berishës: A mund të jetë Saranda madhështore, atëherë, Saranda e burrave dhe grave që numërojnë kafshatën, që nuk...