Berisha në Amerikë, Belind Këlliçi fton shqiptarët në takimin e së dielës në New York
Sali Berisha pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës, kjo për të treguar se nuk është më ”non-grata” në SHBA. Njoftimi është bërë nga deputeti Belind Këlliçi, i cili ka ftuar komunitetin shqiptar në New York, New Jersey, Pennsylvania, Connecticut dhe zonat përreth që të marrin pjesë në takimin e së dielës, më datë 6 shtator, në orën 11:00. Takimi do të zhvillohet në Bergen Performing Arts Center, në Englewood të New Jersey-t. ”Shihemi të dielën, datë 6, ora 11AM, në takimin me shqiptarët e Amerikës, komunitetin tonë në New York, New Jersey, Pennsylvania, Connecticut, etj”, shkruan Këlliçi në mesazhin e tij.
Burimi:
kohajone.com