Berisha mobilizon qytetarët për protestën: Nesër studentët kanë nevojë për të gjithë

Berisha mobilizon qytetarët për protestën: Nesër studentët kanë nevojë për të gjithë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët në protestën e paralajmëruar për të shtunën në Tiranë. Në një mesazh publik, Berisha e cilësoi ditën e nesërme si të rëndësishme dhe kërkoi mbështetjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit për të rinjtë që kanë protestuar gjatë ditëve të fundit. Duke iu drejtuar qytetarëve, prindërve dhe diasporës, kreu i opozitës tha se të rinjtë kanë nevojë për mbështetje dhe i ftoi ata të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar. “U drejtohem sonte, para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por dhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi. Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve. Të gjithë anëtarëve të diasporës sonë kudo që janë....