Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, ndërsa Vlora Hyseni ishte shërbëtore e krimit, Ramës dhe Vuçiçit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi Parlamentin si një institucion të Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK si kreu i grupit kriminal në AKSHI, bashkë me personat e tjerë të marrë të pandehur. Në fjalën e tij në Parlament, kryedemokrati tha se siguria e vendit është shembur, pasi drejtuesja e SHISH rezultoi anëtare e grupit të Agasit. “Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi. Sot, për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e shërbimit informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi”, tha Berisha. Ai e cilësoi...
Burimi:
gijotina.com