Berisha kundërshton paketën fiskale: Do të shkatërrojë qindra mijëra biznese
Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj bizneseve dhe profesioneve të lira. Kryedemokrati pretendoi se rritja e taksës për profesionet e lira me 21% dhe ndryshimi i taksës së dividendit nga 8% në 15% do të rëndojnë bizneset dhe do të nxisin falimentimet dhe largimin e tyre nga Shqipëria. Fjala e Sali Berishës: Por unë jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë paketën fiskale të re si paketën e mjerimit të qytetarëve. Si paketën e mbështetjen së oligarkëve dhe miliarderëve. Edi Rama, thuhet se në fshehtësi të plotë edhe nga ministrat e tij, paraqiti dy ditë më parë një paketë në të cilën rrit taksat në...
Burimi:
ntv.al