Berisha: Kemi luajtur një rol të rëndësishëm në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se mbështetja e tyre ndaj studentëve do të vijojë deri në fund. Sipas tij të rinjtë demokratë dhe populli demokrat do të jetë i tëri në protestë por jo me simbole partiake. ‘Partia Demokratike ka mbështetur, i është përgjigjur e para thirrjes së Sindikatave të Pavarura të Universitetit për protestën studentore të datës 13 tetor. Partia Demokratike, strukturat e saj të forumit rinor, ne kemi një forum rinor, kemi një organizatë partnere në statutin tonë që është Forumi Rinor i Partisë Demokratike, i cili ka degën e saj në universitete, kjo degë me degët kanë luajtur një rol të madh shumë në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve të mbarë vendit, para se sindikata të shpallte bojkotin e universitetit....
Burimi:
ntv.al