No Image Available

BERISHA HEDH PRETENDIMIN E RI/ Kush është J.K. në dosjen Hyseni–Agasi?

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi hetimet e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke hedhur pretendime edhe për një tjetër zyrtar të Shërbimit Informativ Shtetëror. Berisha iu referua një personi me inicialet J.K., të cilin e përshkroi si drejtues të rëndësishëm në SHISH dhe pretendoi se ai kishte pasur rol në takimet mes Hysenit dhe biznesmenit Ergys Agasi. Sipas Berishës, J.K. ka në pronësi një lokal në Bërzhitë, ku, sipas pretendimit të tij, zhvilloheshin takime mes Hysenit dhe Agasit. Kreu i PD-së pretendoi gjithashtu se kamerat e sigurisë të këtij lokali mund të jenë fshirë për të eliminuar gjurmët e takimeve dhe u bëri thirrje hetuesve të SPAK që ta verifikojnë këtë informacion. Berisha ngriti edhe pretendime lidhur...