Berisha: Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0 reagim, të hiqet TVSH-ja për ushqimet

Berisha: Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0 reagim, të hiqet TVSH-ja për ushqimet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në Shqipëri, duke e krahasuar situatën me masat e ndërmarra nga Greqia për të lehtësuar konsumatorët. Berisha kërkoi heqjen e menjëhershme të TVSH-së për ushqimet dhe masa të tjera sociale për familjet shqiptare. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se qeveria greke ka ndërmarrë një nismë për uljen e çmimeve të më shumë se 1,600 produkteve, me zbritje që variojnë nga 5 deri në 30 për qind. Sipas tij, masat në Greqi përfshijnë produkte bazë ushqimore, artikuj me konsum të gjerë familjar, si dhe mjete shkollore për fëmijët, ndërsa theksoi se këto ndërhyrje po ndërmerren edhe pse qytetarët grekë kanë të ardhura dukshëm më të larta se shqiptarët....