Berisha drejt SHBA, takim me shqiptarët e Amerikës më 6 shtator në New Jersey
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë më 6 shtator një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara, në vizitën e tij të parë pas heqjes së masës që prej vitit 2021 i kishte penguar hyrjen në territorin amerikan. Takimi “Freedom Works” do të mbahet në Bergen Performing Arts Center, në Englewood të New Jersey-t, dhe ka marrë një rëndësi të veçantë politike për shkak të historisë së përplasjeve mes Berishës dhe administratës amerikane. Në maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për hyrje në SHBA, duke e lidhur vendimin me pretendime për korrupsion domethënës. Berisha i mohoi vazhdimisht akuzat dhe e cilësoi vendimin politik. Për pesë vite, ky status u kthye në një nga...
Burimi:
kohajone.com