Berisha-bandave të drogës: Do t’i kapim edhe në pyjet e Kolumbisë s’do të ketë vrimë miu për ta
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar goditjen e grupeve kriminale dhe bandave të drogës, duke deklaruar se ato nuk do të gjejnë strehë askund, madje as jashtë Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ai foli edhe për imunitetin e deputetëve, duke mohuar se PD është bërë ndonjëherë pengesë për drejtësinë, ndërsa e cilësoi Shqipërinë në gjendje emergjence për shkak të varfërisë dhe vështirësive ekonomike. Duke iu referuar çështjes së gazit në Delvinë, Berisha pretendoi se investitorët që kishin investuar në këtë projekt ishin përballur me ndërhyrje, duke përmendur emrin e Ron Yeffet. Ai rikujtoi gjithashtu se në vitin 2012, gjatë qeverisjes së PD-së, ishte miratuar ligji për heqjen e imunitetit të deputetëve nën hetim. “Së pari, unë ftoj qytetarët të ndalen...
Burimi:
gijotina.com