Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra gjatë seancës plenare në Kuvend kundër projektit të mazhorancës për Reformën e Re Territoriale, duke e cilësuar atë si një goditje direkte ndaj pushtetit vendor dhe komuniteteve lokale. Sipas Berishës, plani i ri Territorial parashikon shkrirjen e 15 bashkive në vend, pa marrë parasysh performancën e tyre financiare, pasuritë natyrore dhe potencialin kulturor e sportiv. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i opozitës mori si shembull bashki konkrete si Përrenjasi dhe Klosi, duke nëvizuar se ato zotërojnë resursë të mëdha minerare e ekonomike që po injorohen nga qeveria. “Këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë. Prej të cilave ka me ekipe, me aktivitete kulturore...
Burimi:
javanews.al