“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

Ish-kreu i Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, ka mohuar të ketë pasur dijeni se biznesmeni Ergys Agasi, i cili u arrestua në makinën e tij, ishte person në kërkim. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Shpataraku ka deklaruar se e kishte marrë Agasin në makinë pasi ky i kishte bërë autostop në rrugën e vjetër të Elbasanit dhe i ishte prezantuar me emrin “Berti”. Por versioni i tij bie ndesh me të dhënat e vëzhgimit policor. Sipas dosjes, makina e drejtuar nga Shpataraku është parë në orën 11:59 duke hyrë në kompleksin e vilave në Durrës, ku ishte lokalizuar Agasi. Vetëm tre minuta më vonë, automjeti ka dalë nga parkimi nëntokësor, me një person të dyshuar si Agasi në sediljen e pasagjerit. Makina është ndjekur...