Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë

Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq. Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja e tij Alisa Jalize, sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes. “Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Gjimshiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti.

Burimi: Lajme.al