Bënë me duar shqiponjën dykrenare, arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi
Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të Zi, pasi kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar në rrugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të ndërprisnin veprimin. Sipas informacionit zyrtar, gruaja u është drejtuar nxënësve në gjuhën malazeze, por ata nuk e kanë kuptuar kërkesën e saj dhe kanë vijuar të bëjnë simbolin e shqiponjës. Në vijim, ajo ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre. Pas marrjes së denoncimit dhe deklarimit me shkrim të gruas, policia e Kotorrit ka shoqëruar katër të rinjtë dhe ka vendosur ndalimin e tyre, nën dyshimin për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare....
Burimi:
gijotina.com