Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bellingham do të mungojë gjatë për Real Madrid
Jude Bellingham nuk mund të durojë më dhe ka vendosur të operohet. Ky është lajmi i publikuar nga “Mundo Deportivo” duke bërë të ditur vendimin e mesfushorit anglez, për një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull këtë të mërkurë. Futbollisti ka rreth 20 muaj që luan me dhimbje, me ilaçe dhe shumë i shqetësuar për çdo përplasje, që kur në nëntorin e vitit 2023 u rrëzua keq në tokë në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos dhe nxori shpatullën. Ai ka bërë vazhdimisht pushime dhe terapi, por problemi me dhimbjen në shpatull vazhdonte e kësisoj, është vendosur më në fund që të bëjë një...