Bellingham bën autokritikë: Nuk i përmbusha pritshmëritë e klubit, kemi ende shanse për trofe të tjerë

Bellingham bën autokritikë: Nuk i përmbusha pritshmëritë e klubit, kemi ende shanse për trofe të tjerë

18 Prill 2025 9:12 Telesport Jude Bellingham ka kërkuar falje pas eliminimit të Real Madrid nga çerekfinalet e Champions League, duke mos mbrojtur dot titullin fituar vjet. Mesfushori anglez shkroi në rrjetet sociale një mesazh për tifozët, duke bërë autokritikë. “Thjesht nuk i kam përmbushur pritshmëritë e këtij klubi në asnjë nga ndeshjet. Na vjen keq prej tifozëve. Ne e kuptojmë se sa do të thotë për ju ky turne”, shkruan Bellingham. Më tej, anglezi shton: “Ka ende mundësi për të shpëtuar këtë sezon, por vetëm duke qëndruar së bashku mund ta bëjmë këtë. Real Madrid do të kthehet!“
Burimi: Telesport.al