Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Protesta e opozitës në bulevard dhe tubimi i organizuar nga aktivistët e Lëvizjes Bashkë pranë Ministrisë së Arsimit, në të njëjtën kohë, kanë nxjerrë në pah përplasjet mes aktorëve të opozitës dhe garën për të përfaqësuar zërin kundër qeverisë. Analisti politik Roland Bejko, në një intervistë për “News Hour” në ABC News, e sheh këtë situatë si një përpjekje të Sali Berishës për të ruajtur monopolin e opozitës dhe luftë për të marrë sërish Bulevardin. Sipas Bejkos, militantët e PD-së shkuan për të provokuar protestuesit e organizuar nga Arlindo Qori, ndërsa paralajmëron se përplasjet mes tyre mund të përshkallëzoheshin në dhunë. Ai argumenton se Partia Demokratike është larguar nga misioni i saj historik dhe se beteja e Berishës tashmë lidhet më shumë me interesat personale...