No Image Available

Begaj reagon për dhunën në Tiranë: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

Në lidhje me trazirat e sotme gjatë protestës, ka reaguar presidenti Bajram Begaj. Ai bën thirrje për qetësi dhe maturi, teksa shprehet se është i hapur për dialog. Ai bën gjithashtu thirrje që aktorët e përfshirë të bashkëpunojnë dhe të dialogojnë për të stabilizuar situatën që po përjeton Tirana përgjatë këtyre tri ditëve. “Mesazh i Presidentit të Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj Tiranë, më 15 tetor 2026 Të dashur qytetarë, Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë...