Begaj përshëndet shqiptarët e Luginës së Preshevës për fitoren: Rezultati duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit

Begaj përshëndet shqiptarët e Luginës së Preshevës për fitoren: Rezultati duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit theksoi se ky rezultat duhet të përkthehet në më shumë të drejta për shqiptarët dhe në dhënien fund të diskriminimit ndaj tyre. “Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik”, shkruan Begaj. Presidenti e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë. “Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime!”, përfundoi mesazhin...