Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës së Mbretit Harald V
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e Lamtumirës së Fundit të Mbretit të Norvegjisë, Madhërisë së tij, Harald V. Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në shërbesën e mbajtur në Katedralen e Oslos pas një procesioni solemn të nisur nga Pallati Mbretëror, ku morën pjesë monarkë dhe liderë nga gjithë bota. Presidenti i Republikës, pasi kreu homazhe, i shprehu Madhërisë së Tij, Mbretit Hakoon VIII, Familjes Mbretërore dhe popullit të Norvegjisë, ngushëllime të përzemërta për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V. “Mbreti Harald V ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Norvegjisë dhe popullit të saj. Ai mishëroi vazhdimësinë, unitetin dhe vlerat e shoqërisë norvegjeze, duke fituar respektin dhe dashurinë e qytetarëve të tij. I shpreha ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Familjes...
Burimi:
vizionplus.tv